1. Keni një qasje shumë të shpërndarë për të kërkuar punë.
Nëse jeni duke aplikuar për një vend pune, në vende të shumta që lidhen në një farë mënyre me profilin dhe përvojën tuaj, pa u ndalur së konsideruari se ç’farë dëshironi në të vërtetë, duke kontrolluar nëse pozicioni është i duhuri për ju dhe duke përshtatur aplikimin tuaj për të treguar pse janë të duhurat për punën, atëherë gjasat janë shumë të pakëta që të përzgjidheni në ndonjë intervistë pune.
2. Qasja juaj në mediat sociale lë për të dëshiruar.
Nuk është e mjaftueshme të kesh vetëm një profil në LinkedIn që e përditëson gradualisht. Punëkërkuesit përdorin rrjetet sociale dhe potencialin e saj të plotë kur kërkon një punë të re. Për shembull ju duhet të:
– Ndiqni faqet e kompanive për të cilat do të dëshironit të punoni dhe keni parasysh vendet e lira të punës;
– Angazhoheni vazhdimisht me rrjetin e tyre duke postuar, pëlqyer, shpërndarë dhe komentuar përmbajtje përkatëse;
– Kontaktoni rekrutuesit (pasi ata të kenë përditësuar cilësimet e tyre të privatësisë) dhe filloni një bisedë;
– Sigurohuni që të gjitha profilet të jenë të sakta në lidhje me datat e punësimit, përshkrimit të punës, fushave të përgjegjësisë, e kështu me rradhë;
– Bashkëngjisni dokumenta për të treguar dëshmi të punës.
– Nuk duhet të kufizoheni as në LinkedIn. Mund të përdorni instagramin për të treguar pasionin tuaj apo interesat. Kjo mund të përfshijë pjesëmarrjen tuaj në shfaqje tregtare, ngjarje, grupe, vizita në vende, zyra ose objekte përkatëse.
3. Jeni lodhur duke kërkuar punë.
Kërkimi i një pune mund të jetë i lodhshëm, vecanërisht kur përpjekjet tuaja kanë qenë të pafrytshme deri më tani. Kjo mund të ju nxisë të aplikoni për më shumë role, gjë që do t’ju bëjë më të lodhur, e kjo mund të reflektohet në cilësinë e aplikimeve tuaja.
Kështu që, përpiquni të keni një qasje më të organizuar dhe të balancuar, duke lënë mënjanë ditët ku ndiheni më vigjilent, si prsh në fundjavë ose në fillim të javës. Bëni pushime, takoni miqtë tuaj, merruni me një hobi ose shkoni në palestër; – aktiviteti nuk ka aq rëndësi sa gjetja e diçkaje që ju ndihmon të relaksoheni, në mënyrë që të mund të rifilloni kërkimin tuaj duke u ndjerë i/e qetë dhe i/e fokusuar.
Me pak fjalë, punoni me zgjuarsi. Përdoreni kohën tuaj për të dërguar aplikime të konsiderueshme dhe të përshtatshme, për të rritur praninë tuaj profesionale në mediat sociale dhe për të ndërtuar marrëdhënie të duhura me njerëzit e duhur. Ndonjëherë, kërkimi i një pune mund të ndihet si dicka e pashpërblyer, por duke bërë këto ndryshime, me siguri që telefoni do fillojë të bjerë.