Si të zotëroni artin e marrjes së vlerësimeve/komenteve?

Si të zotëroni artin e marrjes së vlerësimeve/komenteve?

Dhënia dhe marrja e komenteve mund të jetë e pakëndshme, dhe për fat të keq, është dicka që njerëzit shpesh përpiqen ta shmangin. Por, vlerësimet janë një prej punëve më të mëdha. Se s’i mund të përmirësoheni në të, e gjeni më poshtë:

– Ofroni një pasqyrë të saktë të pikave tuaja më të forta dhe të dobëta në jetën reale, në mënyrë që të mund t’i shfrytëzoni më mirë ato pika dhe të përmirësoheni;

– Jepuni njerëzve të tjerë mundësinë për të shfrytëzuar pikat e tyre të forta dhe për të përmirësuar fushat e tyre të zhvillimit;

– Zvogëloni keqkuptimet dhe mundësoni biseda më të sinqerta dhe të drejtpërdrëjta, të cilat të dyja ndërtojnë cilësi dhe besim në marrëdhënie.

Përmirësimi në dhënien dhe marrjen e komenteve do të përshpejtojë zhvillimin e njerëzve me të cilët ndërveproni dhe do të krijojë besim në të gjitha marrëdhëniet tuaja duke ju bërë më influencues;

Por s’i mund të përmirësoheni në marrjen e komenteve apo vlerësimeve kur punoni diku ku kultura e ndarjes është “jo s’i i bëjmë gjërat këtu”? Ju e kërkoni atë! Megjithatë, disa mënyra për të kërkuar janë më të mira se të tjerat. Mënyra më e mirë për të filluar procesin është të bëni një pyetje të drejtpërdrejtë, por të kufizuar.