“Cilat janë arsyet e largimit nga puna?” dhe “Cilat janë dobësitë tuaja?” hynë në listën e ngushtë të pyetjeve gjatë intervistës, së cilës kandidatët u tremben më shumë. Edhe nëse mendimi për të kaluar nga pozicioni juaj aktual, ju mbush me gëzim, mund të mos jeni të kënaqur të ndani me një rekrutues arsyet tuaja për t’u larguar nga puna.
Përse punëdhënësit e bëjnë këtë pyetje në një intervistë pune?
Ndryshe nga pyetjet e zakonshme të një interviste pune, kjo nuk është krijuar për t’ju vënë në siklet që të lini një përshtypje të keqe. Duke eksploruar arsyet për një lëvizje pune, një rekrutues është duke u përpjekur të mësojë qëllimet tuaja të karrierës dhe nëse po largoheni nga puna juaj aktuale në mënyrë paqësore.
Dhënia e arsyeve tuaja për largimin nga puna, i ndihmon intervistuesit të përcaktojnë se cfarë është për ju kënaqësia dhe angazhimi në punë. Gjithashtu, kjo mund të hedhë dritë mbi planin tuaj afatgjatë të karrierës dhe se cfarë dëshironi të përfitoni nga një pozicion i ri pune.
Cilat janë disa nga arsyet më të mira për të lënë një vend pune?
Ka shumë arsye të pranueshme për të lënë një punë dhe nuk duhet të keni turp të flisni për to. Në fakt, duhet të shijoni mundësinë për të përshkruar etikën tuaj të punës dhe për të nënvizuar dëshirën tuar për t’u rritur.
1. Më shumë përgjegjësi dhe rritje më të mirë në karrierë.
Një gjë që të gjithë rekrutuesit duan të dëgjojnë nga të intervistuarit është se ata janë të uritur për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale. Nëse nuk po ju jepen burimet e duhura për t’u rritur dhe mësuar në profilin aktual, është e rëndësishme t’I kushtoni vëmendje një punëdhënësi të ri të mundshëm kur ndani arsyet tuaja për t’u larguar nga puna.
2. Ndryshimi në karrierë.
Dëshira për të ecur në një drejtim të ri profesionalisht nuk ju bën të paqëndrueshëm. Mund të shërbejë s’I një tregues që ju jeni të përkushtuar për të gjetur punë interesante dhe kuptimplotë.
3. Riorganizimi i kompanisë.
Ristrukturimi i një kompanie shpesh mund të cojë në shkurtime apo dinamika të reja të ekipit, të cilat mund të shkaktojnë pakënaqësi te punonjësit. Nëse kjo është arsyeja juaj për të lënë një punë, është e dobishme të jepni disa shembuj se pse struktura e re nuk po funksionon për ju, cfarë keni bërë për të përmirësuar gjërat dhe cfarë do të ndryshonit nëse do të ishte në dorën tuaj.
4. Zhvendosja
Ndonjëherë një përgjigje e mirë se pse po largoheni nga puna juaj aktuale është po aq e thjeshtë sa dëshira apo nevoja për t’u zhvendosur. Ky do të ishte rasti nëse mendoni se zhvendosja realizohet më mirë duke lëvizur fizikisht pranë zyrës së punëdhënësit të ri të mundshëm, në vend që t’I kërkoni kompanisë suaj të vjetër punë në distancë, të cilen ata mund ta rrespektojnë ose jo.
Çfarë duhet të shmangni s’i përgjigje?
– Ankesat;
– Të kritikoni një menaxher;
– Të fokusoheni tek rroga.
Duke i menduar përpara arsyet tuaja që keni për t’u larguar nga puna – dhe s’i mund t’i diskutoni ato në një mënyrë pozitive dhe profesionale – do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt për të shkuar në një intervistë të re pune.